Aktualitet

Shqipëria në zi, Begaj: Të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit

Shqipëria ka ulur ditën e sotme flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë. Vendimi është marrë 3 ditë më parë nga Qeveria Shqiptare.

Presidenti Bajram Begaj ka bërë apel që në këtë ditë zie kombëtare, shqiptarët të bashkojnë lutjet dhe solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit.

Në reagimin e tij në “Facebook”, Presidenti Begaj thotë se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019.

“Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button