Aktualitet

Kthjellime, vranësira dhe temperatura deri ne 31 gradë, ja moti sot!

Prezenca prej disa ditësh e masave ajore me origjinë Oqeanike vijojnë ndikimin e motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, ku orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndërsa mesdita dhe pasditja mbizotërohen nga vranësira të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Nuk përjashtohen edhe mundësitë e breshërit në juglindje të territorit. Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C deri në 31°C.Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button