Aktualitet

Sali Berisha: Gazment Bardhin e duartrokita me zemër, e meritonte

Ditën e sotme në seancën plenare ku u miratua heqja e imunitetit të Arben Ahmetaj, Sali Berisha duartrokiti pas fjalimit të Gazment Bardhit. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Bardhi i meritoi duartrokitjet pasi u tha shqiptarëve një të vërtetë të madhe. Berisha tha se duartrokitjet i ka bërë me zemër.

“Pse e duartrokita unë Bardhin? E mbylli fjalimin e tij me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve, ndonëse jo me këto terma, por ekzakt, sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo njeri, çdo institucion që të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos. Bardhi e tha me qartësinë më të madhe, meritonte duartrokitje të plota. I kam bërë me zemër”, tha Berisha.

Po ashtu kryedemokrati u shpreh i hapur të takohet me deputetët e tjerë të PD-së.

“Absolutisht i hapur në çdo kohë jam, ata janë deputetë të PD-së. Thashë, tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së”, u shpreh Berisha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button