Aktualitet

Tentuan të grabisnin një makinë, kapen në flagrancë hajdutët në Golem

Dy persona janë kapur në flagrancë në Golem, teksa po tentonin të grabisnin një automjet të parkuar.

Në pranga ranë shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, të dy banues në Kavajë, të cilët sikurse duket në pamje, tentojnë të hapin derën e automjetit për ta grabitur.

Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V., minoren, banues në Kavajë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button