Kuvendi voton sot ndryshimet në qeveri! S’pranohet kërkesa e Bardhit për debat

Pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj, Kuvendi nis seancën për të miratuar këto dekrete.
Dekretimi i ministrave u bë pak ditë më parë, ndërkohë sot do të jepet ‘ok’ nga Parlamenti.
Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.
Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.
Kujtojmë se Gazment Bardhi, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar në PD i ka bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla në lidhje me votimin e dekreteve të presidentit për ndryshime në qeveri.
Bardhi kërkoi që në seancë të shqyrtohen dekretet për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Kërkesa e Bardhit u rrëzua në nisje të seancës.




