Aktualitet

Uragani “Helen” lë pas mbi 50 viktima dhe dëme që arrijnë në disa miliarda dollarë

Uragani Helene është një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara me shpejtësi të erës prej 140 mph (225 km/h) dhe shi të dendur. Sipas mediave të huaja, stuhia arriti në Florida gjatë natës të së enjtes si një stuhi e kategorisë së katërt, por u zvogëlua në një stuhi tropikale pasi lëvizi më shumë në brendësi.

Kjo thuhet se ishte stuhia më e fortë në histori që goditi Big Bend të Floridës, dhe u zhvendos në veri në Georgia dhe Karolina. Si pasojë, mbi 50 persona kanë humbur dhe miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Ekipet e shpëtimit përdorën varkat, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit nga përmbytjet duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë që u grumbulluan në çatinë e një spitali të përmbytur në Tenesi. Institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button