Arrestohen 2 hajdutë në Korçë dhe nis hetimi për 35-vjeçaren

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 45 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, pasi në këtë fshat dyshohet se ka vjedhur disa ikona në një objekt kulti (kishë) dhe ka dëmtuar ikonatin.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Z. Z., 50 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e vjehrrit të tij. Në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me këtë rast, u pajis me urdhër mbrojtjeje bashkëshortja e shtetasit Z. Z., pasi dyshohet 50-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. H., 35 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se në një dyqan, ka vjedhur një shumë parash, në çantën e një 63-vjeçareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.




