Aktualitet

“Kosova”, Rama në Kuvend: Mbajtëm qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit! Serbia mori dhurata politike nga gabimet e Prishtinës

Kryeministri Edi Rama insiston se ka mbajtur qëndrimin e duhur për çështjen e marrëdhënies Kosovë-Serbi pas ngjarjes së rëndë në Banjskë.

Ndërsa kundërshtoi deputetin demokrat, Kreshnik Çollaku, i cili e thirri në interpelancë, kreu i qeverisë theksoi se qëndrimi i Shqipërisë ishte parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve të BE-së.

Deputeti i PD-së, i pozicionuar krah grupimit të Bashës kërkoi interpelancë me kryeministrin Edi Rama duke kundërshtuar komentet e tij pas ngjarjes në Banjskë dhe përmbajtjes së rezolutës për Kosovën.

Rama: Duke u nisur nga agresioni kriminal i Banjskës, lajmi i vrasjes së efektivit të policisë ishte si një bombë që shpërtheu me forcën tronditëse të një sinjali pa ekuivok. Për herë të parë 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me deklaratën e BE-së, nuk kishim asnjë rezervë për deklaratën në vetvete sepse Kosova duhet të reflektojë me politikën dhe kërkesat e Bruikselit dhe Washingtonit. Ishte e papranueshme që deklarata të dilte sikur asgjë të kishte ndodhur. Prej kohësh tashmë prodhohet tensioni që kthen mbrapsht procesin e dialogut, zhvillimi pas shpërthimit kishte pamjen e një materiali arkivor nga lufta e ish Jugosllavisë grumbullimi ishte si një ftesë, për të prodhuar alibi aluçinante, fundi ishte shembullor falë veprimeve të forcave të sigurisë të cilat nuk ranë në kurthin e ngritur me një gjakftohtësi të përballueshme.

Duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë dhe të drejtë të mundshme provokimit djallëzor, epilogu i ngjarjes shpallja e zisë kombëtare për kriminelët e eleminuar nga forcat e sigurisë së Kosovës pasi i morën jetën, ishte shëmbëlltyra. Aprovimi ia saj nga 27 vende anëtare përkoi proceduralisht dhe shpalljes së zisë kombëtare. Shqipëria është zëri më i respektua, ishte manifestim pakënaqësie për të dhënë një mesazh të qartë mbi peshën e asaj ngjarjeje për normalizim mes dialogut, duhet të jetë e qartë se nuk bëmë një gjest konsumi, mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve.

Pozicioni i dobësuar i Kosovës në sytë e BE dhe SHBA si dhe vetë viktimizimi i vetë Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra nga gabimet e Prishtinës zyrtare e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë, e kemi vijuar në çdo instancë. Puna është se në Tiranë dhe në Prishtinë ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria nuk është më ajo e djeshmja, nëse sot respektohet si e barabartë në çdo instancë dhe rrethanë vlerësohemi për dinjitetin.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button