Sport

Video: E tuprshme, gjithçka shihet qartë se goli është i rregullt Apollonia-Vora

Ndeshja mes Apolonisë dhe Vorës ka përfunduar 2-1 ditën e djeshme. Pavarësisht kësaj ky takim vazhdon të flitet ende. Këtë herë nuk ka të bëjë me ngjarjen që ndodhi me arbitrin e katërt, i cili u godit me stol në kokë, por për golin e anuluar të skuadrës së Vorës.

Këto të fundit kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregojnë pamjet e golit të anuluar. Sipas skuadrës së Vorës gjithçka isshte i rregullt dhe se goli ishte i drejtë, ndërsa ajo që ata kanë bërë është e turpshme.

“Skenë e turpshme nga arbitri, i cili anulon golin, ku në pamjet filmike duket qartë që goli ka qenë i rregullt”, ka shkruar klubi i Kategorisë së Parë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button