Lezhë/ Pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës

Ditën e sotme, janë pezulluar me vendim të Gjykatës së Lezhës, 11 zyrtarë të Kadastrës.
Mësohet se shkak i pezullimit nga detyra është moszbatimi i zyrtarëve i një vendimi të gjykatës në lidhje me një pronë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Bëhet fjale për tjetërsimin e 234,548 metër katror tokë shtetërore ranishte, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara, për të cilën është dënuar me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë.
Ne lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë, gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë, por Kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve.
Ndërkohë, vetë punonjësit e kanë kundërshtuar këtë vendim më arsyetimin se nuk është në praktiken e punës së tyre, pasi kërkohen të tjera vendime dhe se gjykata nuk ishte shprehur që ajo duhet të ishte kthyer në pronë shtet.
Emrat e zyrtarëve të pezulluar janë:
Albana Gjinaj;
Besjon Ivanaj;
Diljana Prenga;
Dorina Sulaj;
Eglantin Lleshaj;
Marinela Tuci;
Ornela Marku;
Orstela Bardhaj;
Sebastjano Gjetja;
Vitore Lleshi;
Xhentil Gjegji.




