Aktualitet

Lulzim Basha bën parashikimin: Pas dy vitesh Partinë Demokratike e shoh në pushtet

Lulzim Basha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një komunikim me ndjekësit në llogarinë e tij në “Instagram”. Një prej qytetarëve e pyeti se: Ku e sheh Partinë Demokratike pas dy vitesh?  Basha iu përgjigj duke i thënë se PD do të jetë në pushtet, me një kulturë të re politike, me vizion dhe energji të reja, duke lënë pas kështu të shkuarën.

“Partinë Demokratike e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim. Me  një kulturë të re politike, me vizion, me energji të reja duke lënë pas gabimet e të shkuarës dhe duke parë me besim drejt të ardhmes që është Shqipëria e standardeve europiane për të gjithë”, u përgjigj ai

Sa i përket mos pjesëmarrjes së tij në debate televizive apo deklarata për mediat, Basha u shpreh se është në aktivitet të përditshëm duke takuar qytetarë. 

“Sa i takon çështjes së aktivitetit, unë jam në një aktivitet të përditshëm. Por ka një keqkuptim, sikur të qenit në televizion është baraz me aktivitet. Jo! Në fakt kur je gjithë kohën në televizion, nuk ke kohë të angazhohesh me njerëzit. Me njerëzit, për njerëzit, kjo është oferta jonë, ju do të jeni gjyqtarët me votën tuaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, u shpreh Basha, duke thumbur kështu edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili daljet televizive i ka të shpeshta.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button