Aktualitet

Noka e quajti “tradhtar”/ Basha: Shko pyetni në Kukës dhe Kamëz se kush është tradhtar! Nuk merren me qeverinë, por me kolegët

Lulzim Basha pati një koment në konferencë për shtyp edhe për Flamur Nokën që seancën e sotme në Kuvend e quajti atë tradhtar. Basha iu tha gazetarëve të shkojnë në Kamëz dhe në Kukës dhe të pyesin se kush është tradhtar.

Gjithashtu ai u pyet edhe për protestën e 20 shkurtit që opozita do të mbajë, duke thënë se këto janë ftesa personale që të tregojnë se sa njerëz ka njëri apo tjetri.

Nuk është kjo strategja sipas Bashës, por duhet një strategji që harxhon zero energji në luftën e brendshme se kush do të jetë deputet.

Lulzim Basha: Japin urdhra nga kati i tetë dhe njerëzit nuk merren me qeverinë por merren me kolegët e PD. Dhe na thonë ne tradhtarë. Shko pyet në Kukës dhe Kamëz kush është tradhtar. Kjo kthen një ftesë për protestë në një festë personale sa njerëz kam unë. Ky është primitivitet. Duhet të hartojmë një strategji që harxhon zero energji në luftën për njëri-tjetrin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button