Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana ndan prioritetet dhe bën analizën një vjeçare me administratën.

Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana ka treguar për takimin me administratën e bashkisë.

Postimi i plotë:

Në një takim me administratën e bashkisë caktuam prioritetet në vazhdim dhe bëmë analizën 1 vjeçare të punës tonë.

Gjithmonë kam përcjellë vizionin tim te punonjësit, duke menduar që jemi një ekip drejt një qëllimi të përbashkët: t’i shërbejmë çdo banori të Shijakut dhe këtë duhet ta bëjmë me zemër, jo vetëm si detyrë.

Ato persona që nuk ecin në rrugën e arsyeshme dhe në lartësinë e duhur nuk mund të jenë pjesë e familjes dhe ekipit tonë.

Shërbimi ndaj çdo qytetari duhet të jetë maksimal. Të bashkojmë vlerat që kemi dhe të çojmë përpara misionin tonë si bashki.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button