Aktualitet
Rama takim me Nancy Van Horn, takimi i parë që nga emërimi i saj në Ambasadën e SHBA-së

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi po zhvillohet në vilën qeveritare 30 në zonën e ish Bllokut.
Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me kryeministrin Eid Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë.
Më herët Nancy Van Horn është takuar me Presidentin Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, si dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes Pirro Vëngu.




