Aktualitet

Nëntori do të mbyllet me reshje shiu

Ky muaj do të mbyllet me reshje shiu. Meterologia Lajda Porja e Meteoalb parashikon se reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin duke filluar nga dita e premte ndërsa bora do të jetë e pranishme në zonat verior duke filuar nga e hëna.

Mesi i kësaj jave pritet të jetë me kthjellime. Të premten do të rikthehet një sistem i fuqishëm vranësirash që do të gjenerojë reshje. Shirat do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në zonat veri dhe veri perëndimore.

Në fundjavë do të ketë një rënie. Pritet ndryshim menjëherë me hyrjen e dhjetorit. Ne futemi me rënie goxha të ndjeshme të temperaturave dhe në fakt fillimi i Dhjetorit do futet edhe me reshje dëbore kryesisht në veri dhe verilindje të Shqipërisë” , parashikon meterologia Lajda Porja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button