Aktualitet

Lindita Nikolla kryetare e Parlamentit: Zemra m’u mbush plot, opozita do ketë hapësira të shfaqë mendimet

Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e Parlamentit. Ajo bëhet gruaja e dytë që drejton Kuvendin pas Jozefina Topallit. Emërimi i saj u njoftua kryeministri Rama që e cilësoi si një shoqe të mirë dhe një politikane karriere, që është karakterizuar nga dëshira për dialog të edukuar me të tjerët. Nikolla tha se ndjen përgjegjshmëri për detyrën e re. E cilësoi Kuvendin si tempullin e demokracisë ndërsa komentoi edhe mbi praninë e opozitës në Kuvend dhe rolin e saj:Ndjej shumë përgjegjshmëri për të mundësuar më të mirën ne detyren e arbirtres se parlamentit, me hapësira të nevojshme të krijuara patjetër ndaj opozitës për të shfaqur mendimet e saj, por duke respektuar që ai tempull i demokracisë meriton nga etika, rregullorja etj. Por ajo që mund të them sot deri sa të shkojmë në procedurat e tjera është fakti që jam e mbushur plot me mendje e zemër me këtë detyrë për të përmbushur pritshmëritë e Partisë dhe kryetarit’, tha ajo.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button