Aktualitet

Kallëzohet në PROKURORI Myslim Murrizi, ish-deputeti akuzohet për PASTRIM PARASH dhe FSHEHJE të mijëra eurove

Ish-deputeti Myslim Murrizi është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës me akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të parave.

Denoncimi për Murrizin është bërë nga Sektori i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë.

Përmes firmës së tij “Murrizi 2009”, ish-deputeti dyshohet se nuk ka deklaruar një shumë prej 60 mijë eurosh dhe ka kryer transaksione të dyshimta nga kompania “Justiniani” te “Murrizi 2009”.

Firma e Myslim Murrizit, në bashkëpronësi me vëllain e tij Besnik Murrizi ushtron aktivitetin e përpunimit të mermerit në fushën e ndërtimit.

Vetëm një nga transaksionet e fiksuar nga policia rezulton se për llogari të kompanisë “Murrizi 2009”, është kryer një transaksion prej 515 mijë euro. Ndërsa në vijim ka pasur dhe transaksione të tjera, të cilat policia i cilëson si të pajustifikuara.

Gjithashtu Murrizi akuzohet nga policia se ka fshehur të ardhurat, duke mos i deklaruar pranë institucionit të ILDKPI-së.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button