Aktualitet

Policia e Tiranës arreston 9 persona për vepra të ndryshme penale, nga trafiku i narkotikëve, dhunë në familje dhe të dehur timon

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona në flagrnacë për vepra të ndryshme penale në kryeqytet.

Policia njofton se 3 persona janë arrestuar pasi ishin të përfshirë në trafikun e narkotikëve, teksa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike.

Sipas policisë 1 persona është arrestuar për dhunë në familje, ndërsa 5 të tjerë për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.T, 24 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Halit Bega”, nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr.4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndë të dyshuar narkotike kokainë;

F.R, 20 vjeç dhe S.H, 22 vjeç, të dy banues në Fier, pasi në rrugën “Ramazan Demneri”, shtetasi S.H, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit së Forcës së Posaçme “Shqiponja” për të ndaluar mjetin.

Pasi është bërë ndalimi i mjetit, është ushtruar kontroll në automjet dhe dy shtetasve të arrestuar. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasi F.R, 20 vjeç(pasagjer), punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë shtetasin D.H, 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.

Komisariati i Policisë Krujë, arrestoi në flagrancë shtetasit:
N.T, 56 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin edhe është përplasur me automjetin me drejtues S.T;

F.D, 48 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin edhe është përplasur me automjetin me drejtues R.S;

A.T, 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E.Xh, 20 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, dyshohet se si pasojë e një parakalimi të gabuar ka aksidentuar këmbësoren K.J, 32 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button