Aktualitet
Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri – Kjo është gjendja e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se në orët e para të mëngjesit filluan reshjet e borës në Rajonin e Korçës.
Sipas njoftimit të ARRSH-së në Doganën Kapshticë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren po punojnë me pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës qarkullimi kryhet pa probleme.
“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë bore”, apelon ARRSH.




