Aktualitet

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot!

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra. Pas orëve të mëngjesit reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në bregdet: 5/16°C ;në vendet e ulëta: 4/15°C ; në vendet malore: -2/8°C/E.P-dritare.net

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button