Aktualitet

Zgjedhjet po afrojnë, Rama mbledh “të vetët”, diskutime për fushatën

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne në selinë rozë të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve.

Burime për mediat bëjnë me dije se në fokus të kësaj mbledhje janë zgjedhjet e 11 majit dhe veçanërisht vota e shqiptarëve të Diasporës.

Ky takim vjen në vazhdën e një sërë takimesh përgatitore për fushatën zgjedhore e cila pritet të nisë pas pak javësh.Ndonëse fushata nuk është çelur zyrtarisht si socialistët po ashtu dhe demokratët kanë “zbarkuar” në terren duke udhëtuar në çdo vend jashtë Shqipërisë ku ka shqiptarë. Ata kanë zhvilluar takime me emigrantët të cilëve u kanë shpalosur programin e tyre politik, duke iu kërkuar në vijim votën për zgjedhjet e 11 Majit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button