Patrik Bardhi : Vora Vulos elitën,festojmë bashkë me tigozët.Ja çeksi i suksesit

Vora do të përballet sot, ora 15:00, në stadiumin e saj me Burrelin, ku prej disa ditësh po projekton festën e ngjitjes në Superiore.Për këtë, organizatorët kanë marrë të gjitha masat, ku u është bërë thirrje të gjithë tifozëve të Vorës që të jenë prezent në stadium dhe të festojnë së bashkua arritjen historike të klubit. Mesfushori me tipare sulmuese, Patrik Bardhi, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, pohoi me bindje se Vora sot shkruan historinë ndaj Burrelit.
Pas humbjes në Pogradec, me çfarë morali e prisni Burrelin?
Ndeshja me Pogradecin është lënë pas. Fati nuk ishte me ne atë ditë, por me lojën që bëmë, fitorja duhet të ishte në krahun tonë. Morali i skuadrës sonë qëndron te përkrahja dhe mbështetja e strukturave të klubit, si nga presidenca, po ashtu edhe nga stafi teknik që japin gjithmonë kurajë në realizimin e objektivave tona.
Çfarë kërkohet nga Vora në këtë ndeshje vendimtare me matjanët?
Vetëm fitoja na bën punë kundër Burrelit, nuk pritet tjetër gjë. Vëmendjen e kemi te kjo ndeshje dhe nuk shpërqendrohemi për vazhdimësinë. E kemi vetë në dorë për të festuar, së bashku me të gjithë tifozët në shtëpinë tonë, ngjitjen në Superiore.
Ku bazohet optimizmi se Vora ngjitet në Superiore si kampione?
Gjatë gjithë sezonit, baza e realizmit të këtyre objektivave ka qenë forca e grupit, disiplina dhe korrektësia, nisur nga presidenti e të gjithë me radhë. Kjo është diçka që ne e kemi pranuar dhe kemi dashur që në fillim, duke bërë punën pa llafe dhe justifikime. Vendin e parë e meritojmë dhe do ta mbajmë deri në fund, sepse e kemi treguar që pavarësisht ndonjë humbje. Forca e grupit është e tillë, që nuk bie në gjendje ‘koma’, por reflekton menjëherë në ndeshjen e radhës.
Kur kanë mbetur edhe tri përballjet me skuadrat më të forta të kampionatit, ku e shikoni çelësin e suksesit të Vorës?
Çelësi i suksesit të Vorës, e cilësova edhe më lart, është forca e grupit. Nuk ka rëndësi se cili lojtar shënon, unë, Ruzgis apo të tjerë. Për sa kohë ekipi fiton, të gjithë jemi të lumtur. Jemi të motivuar për të dhënë maksimumin në këtë ditë historike për klubin. Burimi PanoramaSport