Aktualitet

“Mund ta ndërpresim në çdo kohë”, Berisha sinjalizon se kontrata me “Continental” nuk do të zgjasë dy vite

Sali Berisha ka paralajmëruar se kontrata me “Continental Strategy” mund të mos shkojë deri në fund. Ajo është lidhur për dy vite me kosot totale 6 mln dollarë.

Në një konferencë me gazetarët, ai tha se ajo mund të ndërpritet në çdo kohë.

Kontrata ka një nen, sipas të cilit palët në çdo rrethanë që ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre ndërpresin kontratën. As mund të flasësh për 6 mln as për 100 apo 200 mijë. Kontrata është sipas kërkesave të palëve. Një gjë është e sigurt që populli opozitar nuk ka më kauzë jetime, në atë vend të madh ajo kauzë ka një avokat të madh. Kjo kontratë me avokatin numër një ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator”, tha Berisha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button