Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vorë

Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button