Aktualitet

Ra në lumin Buna teksa peshkonte, polumbarët në kërkim të 65-vjeçarit

Një person ka rënë aksidentalisht në lumin Buna teksa ishte duke peshkuar. Policia e Shkodrës tha se ngjarja ndodhi rreth mesditës, ku shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë ka rrëshqitur në ujë ndërsa ishte duke peshkuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.m

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button