Aktualitet

“Granatë e vjetër shpërthen gjatë punimeve, plagos 49-vjeçarin në Gështenjas”

Një 49-vjeçar nga fshati Gështenjas është plagosur sot gjatë punimeve në tokën e tij, pasi një granatë e vjetër ka shpërthyer papritur.Sipas njoftimit të policisë, 49-vjeçari po punonte me mjete bujqësore kur ndodhi shpërthimi. Ai është dërguar në spital, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.”, njofton policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button