SportVora News

VORA me ekipin e dytë në Ballsh,drejtori Targaj akuzon rëndë: Yzeiraj na sakatoi qëllimisht për të ndihmuat Bylisin

Me seancën e djeshme Vora u ka dhënë fund përgatitjeve për takimin më të rëndësishëm të sezonit të parë në superiore, atë kundër Bylisit në Ballsh. Skuadra udhëtoi drejt Ballshit, duke u grumbulluar pas seancës së fundit stërvitore.

MUNGESAT – 8 mungesa do të ketë Vora në përballjen kundër Bylisit. E kjo gjë e ka bërë me dhimbje koke para kohe, Vorën dhe trajnerin Bellaj, i cili sikur ndonjëherë më parë, nuk e ka parë veten, kaq të cunguar në formacionin bazë e sidomos në repartin mbrojtës, ku i mungojnë të 4 mbrojtësit titullarë, në këtë përballje kundër ballshiotëve. Zuna, Shehi, Vrapi dhe Çibuike nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Bellai. Po kështu Vora do të vuajë edhe mungesat e 4 lojtarëve të dëmtuar, si Bernard Karrica, Françesko Hasaj, Kevin Dalipi dhe Reinaldo Torraj.

AKUZA E TRAGAJ – Klubi është ndjerë i alarmuar që pas ndeshjes së fundit me Dinamon, sidomos me gjyqtarin Olsion Yzeiraj, që është nga Patosi dhe komshiu më i afërt me skuadrën mallakastriote. Drejtori sportiv që u dënua nga Disiplina ka qëndrimin e tij. “Vendimet e gjyqtarit Yzeiraj, kanë qenë vendime të qëllimshme, për të ndihmuar skuadrën ballshiote, duke u nxjerrë Vorën krejtësisht të zbuluar, pa asnjë mbrojtës në përballjen e kësaj jave. Ai vendosi tu kartonat e verdhë, tre futbollistëve mbrojtës, që kishin nga tre kartonë më parë.Ky vendim i tij, sipas drejtorit sportiv, ka qenë krejtësisht i studiuar dhe plot me qëllim. Madje më herët ne kemi shpallur “non grada” edhe komshiun e tij në të njëjtin pallat Oltijon Ferataj, pikërisht, për këto gjykime kundra nesh. Ai ka qenë i orientuar për t’i bërë jashtë loje këto tre futbollistë, Zuna, Çibuike dhe Vrapi, në takimin ndaj Dinamos”, është shprehur drejtori sportiv i Vorës, Bazion Tragaj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button