Vora News

Balla tregon kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE: Do jetë dasma më e bukur e PS!

Në aktivitetin e anëtarësimeve të reja të Partisë Socialiste në Vorë, ku iu bashkuan forcës politike 329 anëtarë të rinj, Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, e vendosi theksin te objektivi i integrimit europian dhe puna organizative në terren.

Në fjalën e tij, Balla deklaroi se 35-vjetori i Partisë Socialiste përkon me një moment që ai e cilësoi historik për vendin.

“Pas pak ditësh Partia Socialiste feston 35-vjetorin, por dasma më e bukur e Partisë Socialiste është martesa me Bashkimin Europian, që mezi e presim dhe që jemi shumë të sigurt se do ta bëjmë përpara zgjedhjeve të vitit 2029”, u shpreh ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button