EkonomiaVora News

VORË-Pëson ulje çmimi i gjelit të detit/ Ndryshe nga vitet e tjera atmosfera festive eshtë shumë e zbehtë

Çmimi i gjelit të detit ka pësuar uljen më të madhe nga çdo vit më parë, duke variuar në vlerën nga 500 në 700 lekë të reja.Sipas tregtarëve në qytetin e Vorës,çmimi është i përballueshëm në krahasim me mundin në rritjen e tyre, por sërish qytetarët nuk kanë ekonomi të favorshme për ta blerë një të tillë për natën e ndërrimit të viteve.Tregtarët thonë se nuk ia ka vlejtur mundi, sepse nuk kanë arritur të shesin as një pjesë të tyre, teksa kanë humbur shpresat se një situatë e tillë mund të ndryshojë për shkak se qytetarët janë të varfër.Gjithashtu në zonën tonë pasi në fshatrat Prezë,Marikaj,Bërxullë dhe Gjokaj shumë fshatarë prej vitesh e kanë kthyer si ekonomi familjare rritje e gjelave të detit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button