Vora News

Rama bën parashikimin nga Kuçi para zgjedhjeve, ja sa mandate merr në 11 maj

Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e 11 majit.

Siç duket edhe nga kjo letër e shkruar me shkrim dore, socialistët konsiderojnë 100% të sigurtë marrjen e katër mandateve më shumë se në 2021, duke e çuar shifrën e tyre në 78 mandate.

Rama pretendon marrjen e një mandati më shumë në qarkun e Dibrës, Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit.Megjithatë parashikimet e socialistëve shkojnë edhe përtej shifrës 78 mandate. Me 50% mundësi ata parashikojnë edhe gjashtë mandate të tjera në qarqe si Tirana, Kukësi, Vlora dhe Durrësi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button