Aktualitet
Tronditet Tirana, vriten me armë zjarri dy motra. Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Astirit” në Tiranë, në rrugën “Bajram Dushi”.
Burime bëjnë me dije se janë gjetur dy motra të vdekura në një banesë, që dyshohet se i ka vrarë një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje është i dashuri i një prej motrave, ku dyshohet se njëra prej tyre kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me autorin.
Ky i fundit mësohet se është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij.
Ngjarja sapo ka ndodhur dhe në vend ndodhet policia për sqarimin e rrethanave.




