Aktualitet

Sulm më predhë në dasmë, vriten pesë gra dhe mbesin të plagosur edhe disa fëmijë

JEMEN- Një sulm në Jemen ka ndodhur ditët e para të vitit 2021 në Jemen. Sulmi ka ndodhur në një dasmë në qytetin e Holeidas ku kanë mbetur të vrarë 5 gra dhe shumë të tjerë janë aksidentuar, ku midis tyre kishte edhe fëmijë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se shpërthimi me predhë ndodhi në hyrjen e një kompleksi të disa salla dasmash, ku në njërën prej tyre po mbahej ceremonia e martesës së një personi që i përkiste rebelëve.

Ky sulm ka ndodhur dy ditë pas sulmit terrosrist që tronditi aeroportin e Adenit në Jemen. Në sulm mbetën të vrarë 26 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button