Aktualitet

Sharje, britma, krisma armësh tek Pub Republika në Korçë. Lokali i Ben Blushit hapur, nuk pyet për shtetrrethim

Sharje, britma, klithma klientësh të dehur, policë e deri krisma armësh në një lokalet e natës më të njohur në Korçë, Pub Republica, pikërisht në netët e festave, kur qeveria kishte shpallur shtetrrethimin në të gjithë vendin dhe kishte ndaluar hapjen e lokaleve.

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka publikuar pamjet duke akuzuar Policinë për pafuqinë e saj, pasi lokali është në pronësinë e drejtuesit të njërës prej mediave më të mëdha në vend dhe ortak me Kryeministrin Edi Rama në disa afera.

Berisha ka publikuar mesazhin e ardhur nga qytetarët me këtë denoncim:  “Lokali i Arben Malavitës vazhdon punën edhe pas orës 1 të natës në mes breshërive të pistoletave duke u kthyer në bombë biologjike për qytetarët e Korçës. Narkopolicia bën sehir! Mbrohet nga narkoshteti!” nënvizon ai.

Doktor, përshëndetje!

Plas pistoleta në lokalin e Ben Blushit në Korçë. “Pub Republika” rreth orës 1 ishte “full”. Në kundërshtim me masat, lokali ishte sërish hapur. Fillimisht një sherr dhe u dëgjuan krisma armësh, më pas ka shkuar edhe Policia. Ç’bëhet kështu?! Ju lutem anonim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button