Aktualitet

Rreh vjehrrën, kunatin dhe vajzën e saj 4-vjeçare, prangoset ‘nusja e dhunshme’ në Korçë

Një 33-vjeçare akuzohet nga policia se ka rrahur vjehrrën, kunatin dhe vajzën e vogël 4-vjeçe në Korçë gjatë ditës së sotme pas një sherri të pazakontë. U desh ndëhyrja e policisë që çoi në arrestimin e saj, për të vënë situatën nën kontroll,

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në  Korçë.

Në pranga ra shtetasja H. A., 33 vjeçe, banuese në qytetin juglindor.

Mësohet se nusja e re e shtëpisë, për arsye ende të paqarta ka rrahur vjehrrën M. A., 63 vjeçe, kunatin  E. A., 37 vjeç, si dhe vajzën e saj të mitur 4-vjeçare. Këtë të fundit dyshohet se e rrahu pasi qau në momentin e sherrit.

Më pas ajo ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Gruaja akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, tha Policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button