Vora News
Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 Janarin

Policia ka dorëzuar mëngjesin e sotëm në prokurorisë një kërkesë për rihetim të dosjes së “21 janarit”. Kërkesa i është dërguar mëngjesin e sotëm institucionit të akuzës ku Policia e Shtetit kërkon verifikime shtesë të hetimeve.
Burime për Vora News bëjnë me dije se prokurorisë i është kërkuar riinspektim përsa i përket vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Gjithashtu policia kërkon inspektim edhe për armën e qitjes ku u plagos gazetari Fatos Mahmutaj.
Sipas të njëjtave burime kërkohet edhe rieksperimi i predhës me të cilën u ekzekutua Nika. Një tjetër riinspektim është që prokuroria të këqyrë sërish pamjet filmike dhe të rimarrë në pyetje dëshmitarë të ngjarjes ku u vranë katër shtetas si dhe efektivët e gardës.



