Rajoni - Bota

Mbretëresha e Holandës pa këpucë gjatë video-konferencës (Foto)

Mbretëresha Maksima e Holandës u përshtat shpejt me metodat e reja të punës të diktuara nga emergjenca e koronavirusit.

Gruaja e mbretit William Alexander, mori pjesë në një konferencë me video nga shtëpia e saj në Hagë, me Ministrin e Ekonomisë Dixhitale dhe Telekomunikacionit të Senegalit, Yankhoba Diatara.

Por një detaj, nuk i ka shpëtuar më kureshtarëve: nën tryezën e punës, mbretëresha nuk mbante këpucë, por i dukeshin këmbët zbathur të mbështetura në dysheme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button