Aktualitet

Burri plagos me thikë biznesmenen italiane në Kavajë: Dërgoi njerëz të më rrihnin

KAVAJË– Një biznesmene me shtetësi italiane dhe pronarë e një restoranti është plagosur me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavajës. 

prakisht dyshohet se autori është bashkëshorti i biznesmenes. Dyshja kishin konflikte mes tyre dhe partneri i italianes ndodhej në masën ‘arrest shtëpie’. Madje, ky i fundit, ka dyshuar se partnerja e tij i kishte dërguar njerëz që ta rrihnin. 

Për këtë arsye, dyshja janë përleshur e më pas burri ka marrë thikën dhe ka plagosur të shoqen. E plagosura është dërguar në spital, ndërsa autori është vënë në pranga.

Personi që plagosi gruan e tij me shtetësi italiane mëngjesin e sotëm ka rrëfyer para efektivëve se e shoqja i kishte dërguar njerëz që ta rrihnin në shtëpi. Pasi është vënë në pranga burri në Kavajë, ka shprehur motivet që e bënë të qëllonte me thikë gruan e tij. “Më dërgoi njerëz të më rrihnin në shtëpi. Isha në arrest shtëpie. Më ka dërguar njerëz,”– mësohet të ketë thënë ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button