Aktualitet
Programi i PD/ Ina Zhupa: 5 milion euro në vit për mbështetjen e sipërmarrjeve që krijohen nga të rinjtë, për pagesën e taksave…

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa në një video të shkurtër bashkëbiseduese me një të re ka sqaruar mundësitë për punësimin e të rinjve në programin që kanë prezantuar demokratët.
Zhupa thotë se fillimisht do të jetë 5 milion euro në vit si mbështetje për sipërmarrjet që do të krijohen nga vet të rinjtë.
Nga ana tjetër për pagesën e taksave, qeveria e re do të japë mijëra euro nga fondi ipunësimit për bizneset që bëjnë kontratë pune për një të ri. Gjithashtu ajo shton se ka dhe programe ”Brain Gain” për pagesën në një vit të profesionistëve që kthehen në vend si dhe lehtësira fiskale për kontratat e punës përtej periudhës 1-vjeçare.




