Politikë

PRAPASKENAT/ Negociatat e Bashës: marrëveshja me Mediun dhe Idrizin në moment të fundit, ja çfarë kërkojnë aleatët

Kanë mbetur edhe 24 orë nga regjistrimi i koalicioneve dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbyllur “hesapet” vetëm me aleatët më pak pretendentë në lista.

Krahas Shehit, Ndokës dhe Dules, Basha ka mbyllur bisedimet edhe me Artur Roshin e Ballit Kombëtar Demokrat dhe kreun e PLL-së Shpëtim Axhami.

Sipas burimeve nga PD, mbeten ende pezull bisedimet me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili të hënën takoi Bashën për rreth dy dorë dhe Fatmir Mediun e PR-së.

Idrizi kërkon dy vende të sigurta në listat e PD dhe po aq edhe Mediu.

Ky i fundit është shprehur se marrëveshja mes dy partive nuk duhet fokusuar vetëm tek emrat, por edhe mënyra se si duhet vepruar si koalicion.   

“Ky është një koalicion. Pra nuk duhet konsideruar si përfshirje në listat e PD, por lista të përbashkëta ku vendi i çdo subjekti të koalicionit të jetë sipas peshës elektorale me çdo qark.

Duhet që kandidatët të konsiderohen në çdo zonë si kandidatë të përbashkët dhe jo të ndarë

Nuk duhet të ketë ndarje preferenciale sipas kandidatëve, por të vlerësohet rezultati i tyre”, është shprehur Mediu

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button