Meta: Më 12 nëntor t’i japim fund këtij regjimi, të shporret “Rilindja”
Kryetari i PL, Ilir Meta thotë se qeveria “Rama” ka shkatërruar biznesin dhe konkurrencën në vendin tonë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se qeveria favorizon monopolet që janë të lidhur ma qeverinë.
Më tej, Meta shkruan se; “Vetëm shporrja e “Rilindjes” nga pushteti i grabitur me vota të vjedhura i jep frymëmarrje dhe liri për t’u zhvilluar biznesit dhe sipërmarrjes të lirë, si edhe fuqizimit të prodhuesve shqiptarë”.
Kryetari i PL, fton qytetarët në protestën e 12 nëntorit e cila do të zhvillohet në orën 16:00.
Postimi i Metës
Partia e Lirisë mbështet kërkesat e drejta të biznesit.
Partia e Lirisë dënon politikat e “Rilindjes” antibiznes që kanë shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë duke favorizuar monopolet e lidhura me Qeverinë dhe importuesit në dëm të prodhimit vendas dhe mbrojtjes të vendeve të punës.
“Rilindja” ka shkatërruar sigurinë juridike ndaj Shqipëria është e fundit në rajon lidhur me klimën ndaj biznesit.
Vetëm shporrja e “Rilindjes” nga pushteti i grabitur me vota të vjedhura i jep frymëmarrje dhe liri për t’u zhvilluar biznesit dhe sipërmarrjes të lirë, si edhe fuqizimit të prodhuesve shqiptarë.
Të gjithë së bashku në 12 Nëntor për t’i dhënd fund këtij regjimi gjobvënës ndaj biznesit të ndershëm!