Aktualitet
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas fëmijën 6 vjeç, dërgohet urgjent në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku për pasojë është plagosur një fëmijë 6-vjeçar.
Ngjarja u shënua rreth orës 12:30 në fillim të rrugës “Don Bosko”.
Policia bën me dije se mjeti me drejtuese shtetasen A P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R.D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.




