Aktualitet

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, ditët kur rikthehen reshjet e shiut

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike të paqëndrueshme).

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit mbi vendin tonë të periferisë së një qendre anticiklonare. Megjithatë qarkullimi anticiklonar gradualisht do të zhvendoset me atë ciklonar për shkak të depërtimit mbi Evropë (dhe si rrjedhojë edhe mbi vendin tonë) të një qendre të thellë të presionit të ulët.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Për nesër në veriperëndim deri në mesditë parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Për ditën e Martë në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim reshjet me intensitet deri mesatar.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë prezentë më tepër përgjatë ultësirës perëndimore.

Duke filluar nga dita e Premte mbi vendin tonë pritet përsëri depërtimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të dobëta dhe në formën e pikave në një pjesë të madhe të territorit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button