I ekzekutuar me 5 plumba në trup/ Policia gjen një pistoletë te “Livadhet” në Shkodër, ja mesazhi që nxori nga shtëpia 32 vjeçarin

Endri Mustafa, 32 vjeçari i ekzekutuar me armë zjarri dhe i gjetur sot i pajetë në zonën e “Livadheve” në Shkodër, është qëlluar me 8 plumba dhe 5 prej tyre e kanë kapur në trup.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Policia ka gjetur një pistoletë pranë trupit të viktimës dhe 8 gëzhoja. 32 vjeçari prej tre ditësh ishte denoncuar si i zhdukur nga nëna e tij. Ka qenë një SMS që ka marrë në celular Endri Mustafa dhe ka dalë nga shtëpia në orët e vona të mbrëmjes, tre ditë më parë.
Sipas Policisë, trupi i viktimës është gjetur rreth orës 09.00 të mëngjesit në zonën e Livadheve. Psitoleta “Beretta” e gjetur pranë trupit të Mustafës, pritet t’i nënshtrohet ekspertimit balistik për të parë nëse ajo është e 32 vjeçarit apo e autorit/autorëve.
Në pamjet e mëposhtme, shihet trupi i viktimës i sfumuar, kur është gjetur mëngjesin e sotëm i shtrirë pranë një ferre në zonën e Livadheve.





