Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë, tre persona përfundojnë në spital

Një plagosje ka ndodhur në zonën e Laprakës, Tiranë pasditen e sotme.Ngjarja ka ndodhur në lokal, ku gjatë një konfliktit kanë mbetur të plagosur me mjet prerës tre persona.

Të plagosurit janë transportuar në spital ku janë nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button