Shuhet një tjetër artist i dashur, Pirro Mani

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i Teatrit Kombëtar Pirro Mani. Prej vitesh ai dhe bashkëshortja e tij, Pavlina Mani jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisori i njohur pasi mbaroi studimet në Unicersitetin “GITIS” në Moskë, punoi për 25 vite në Teatrin Kombëtar, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij.

Për publikun shqiptar, Mani është bërë i njohur me rolin e Sali Protopapës, në filmin “I teti në bronz (1970)”, ndërsa po ashtu luan rol kryesor në “Vitet e para”, me personazhin e Stavri Larës.

Aktori në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje dhe është nderuar me shumë çmime, bashkë me titullin e lartë “Artist i popullit”, titull që e mori një vit më parë.




