Aktualitet

“’Shqipëria 2030′ në BE për një drejtësi të pavarur”, Rama: Kemi detyrë të ngremë zërin kur abuzohet me pavarësinë

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se të enjten do të komunikojë sërish “live” me qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai theksoi se është e nevojshme të ketë diskutime për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin kur ka abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike duhet të vijojë.

Ai pohon se “Shqipëria 2030” duhet të jetë në Bashkimin Evropian edhe për drejtësinë e pavarur, e cila garanton standardet dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.

Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve”, shkruan ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button