Nis sot kampionati europian, ndeshja hapëse Itali-Turqi

Një event i shumë pritur, por i shtyre për shkak të pandemisë, Euro 2020 nis sonte rrugëtimin nga Roma.
Ky kampionat i cili do të zhvillohet në 11 qytete evropiane do të zhvillohet pa dyshim nën hijen e masave të anti-COVID 19. Pavarësisht kufizimeve shëndetësore tifozët do të jenë në stadiume e në sheshe për të bërë tifo për skuadrat e tyre.
Kampionati europian nis në Stadio Olimpico të Romës, ku Italia do të ndeshet me Turqinë përpara 16 mijë tifozëve.
Ndihem i emocionuar! E dini, këto evente të jashtëzakonshme më në fund po kthehen dhe njerëzit kanë filluar të dalin jashtë, duke nisur të jetojnë përsëri dhe ju mund të merrni ajër. Gjëja e bukur është se ne sërish nisëm të shpresojmë dhe mund të dalim nga ky makth,” – u shpreh një tifoz italian.
“Për shkak se nga Turqia tifozët nuk lejohen të vijnë, ne udhëtuam 1500 kilometra nga Gjermania dhe Holanda për të mbështetur ekipin tonë kombëtar këtu në Itali, në Romë,” – tha tifozi i Turiqsë që jeton në Holandë.
Ky event do të jetë një sfidë sigurie për autoritetet europiane. Policia europiane së bashku me Europol zbuluan një qendër të operacioneve të zbatimit të ligjit për kampionatin UEFA Euro 2020, duke thënë në mes të një situate të komplikuar nga pandemia COVID-19 ata presin më pak tifozë dhe huliganët e mundshëm të futbollit.
“Aspekti më sfidues i këtij turneu është sasia e lëvizjes së udhëtimit nga tifozët. Normalisht, të gjithë tifozët udhëtojnë nga e gjithë Evropa. Tani ata do të udhëtojnë nga shumë vende, në shumë destinacione të ndryshme,” – sqaroi Max Daniel, shefi i Shtabit në Qendrën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor.
Oficerët nga 24 kombet që luajnë turneun në të 11 vendet do ta kalojnë të gjithë këtë muaj duke monitoruar kërcënimet nga dhoma e kontrollit në agjencinë policore të BE Europol në Hagë.




