Vora News
Kryetari i Bashkisë Gentian Picari tregon se filloi rikonstruktimi i kalasë së Prezës…

Vetëm pak minuta më parë kryetari i bashkisë Gentian Picari me anë të një postimi tregoi se ka nisur rikonstruktimi në kalanë e Prezës. Ai thotë se kjo është arritur falë financimit të Fondit të Ambasadorëve për Trashigiminë Kulturore. Granti është nënshkruar nga ambasadorja znj.Yuri Kim dhe ministrja e kulturës znj. Elva Margariti. Përveç banesave individuale, pallateve dhe pjesës tjetër dhe kultura po merr vëmendjen e duhur. Puna vijon çdo ditë dhe rezultatet janë tepër të kënaqshme.








