Vora News
LULZIM BASHA SOT ME Personat me aftësi të kufizuara
Pandemia i kërcënon dyfish personat me aftësi të kufizuara. Shumë familjarë që kanë humbur punën dhe të ardhurat, vijnë nga kjo pjesë e popullsisë.
Rritja e kuotave të detyrueshme të punësimit, shërbimet e transportit publik falas, rimbursimi i medikamenteve dhe i trajtimit shëndetësor periodik janë detyrim ligjor dhe moral i shtetit dhe i shoqërisë ndaj tyre. Por kjo nuk mund të bëhet nga një qeveri që nuk i pyet as kur shkruan ligjet abuzive për këtë shtresë, as kur i ngarkon me taksa të shumëfishuara.
Bashkë do ta largojmë të keqen, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë dhe do të sjellim një shpresë të re për vendin.






