Aktualitet
Përplasja e makinave rëndon trafikun në aksin Durrës-Tiranë (FOTOT)

Trafik shfaqet i rënduar në autostradën Tiranë- Durrës. Mësohet se radha e makinave është shumë e gjatë që nga Maminasi deri në Vorë.
Kjo ka ndodhur për shkak se në afërsi të Maminasit janë përplasur disa mjete.
Policia ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pasi korsia është shumë e rënduar në trafik.




